Published On: Sun, Mar 1st, 2020

Gold AG i reagon ndjekësit i cili e kritikoi për këngën e re: E ndjen mungesën e atdheut dikur

Arian Agushi i njohur si Gold AG është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram numëron 625 mijë njerëz.

Ai publikon imazhe dhe video të ndryshme, teksa shpesh paralajmëron projektet e reja që sjell për publikun.

Së fundmi, i njëjti njoftoi se më 8 mars do të publikojë këngën e re “EPOPEJA E UÇK-së”, ndërsa në mesin e shumë komenteve nga ndjekësit pranoi edhe kritika.

“A po bën ndonjë muzikë që nuk ka lidhje me Pavarësinë apo atdheun se je bërë bajat”, është komenti që pranoi nga ndjekësi, teksa nuk mungoi një replikë nga reperi shqiptar.

“Po tash nëse atdheu të bëhet bajat ki bre vëllai jem këngëtarë të tjerë. Ndaq drogë, raki, mangupa sa dush ki me zgjedh këngëtarë më shumë se policë. Atdheu dhe Pavarësia janë gjëra që nuk bëhen bajat, po tani je i ri, sigurt i gjeneratës së klimës s’je i atyre që e kanë deshtë Shqipërinë pa e parë kurrë. E ndjen mungesën e atdheut dikur”, është përgjigja e reperit nga Presheva.

Gold AG (Foto: Instagram)

Gold AG aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Sokoli”, të cilën ia dedikoi dëshmorit Naim Beka.

About the Author

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.