Published On: Tue, Feb 25th, 2020

Grabitje e armatosur në Istog, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës më datën 11.02.2020, rreth orës 19:50, është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vrellë- Istog, në një lokal ka ndodhur një rast ‘grabitje’.

“Sipas viktimës dy (2) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe i kanë grabitur të holla nga arka dhe nga xhepi i viktimës.

Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht kanë gjetur veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 24 shkurt 2020, rreth orës 16:00, është arritur të arrestohet i dyshuari:

•B. S. i lindur me 1995 m/k/sh

Ky person është i dyshuar edhe për raste tjera të veprës së ‘grabitjes’ në rajonin e Pejës dhe një rajoni tjetër jashtë zonës së Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë”, thuhet në njoftimin për media.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.

About the Author

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.