Published On: Tue, Oct 20th, 2015

NJË MALLKIM I ÇUDITSHËM, ZULLUMÇARËT E GRABISIN KOSOVËN

Shkruan për KosovaPLUS : Arfim Caka

Shkruan për KosovaPLUS : Arfim Caka

Ditë të zeza njëra pas tjetrës. Zullumçarët marrin vrullë!
Gjithë fatkeqësia vjenë kur grabitëçari këkrkon të rrojë pa fituar, të fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur. Kur ju lindet çatë, çeshën të tjerët. Silluni mirë në këtë jetë, që kur ju të vdisni të shkoni të qeshur, kurse të tjerët të çajnë për JU.

Një shtet lëvdohet me rrugët e tij të mira, tjetri me ligjet e mira, i treti me njerëzit e tij të mirë dhe të ndershëm. Një shtet i mirë i ka të trijat. Të gjithë thonë: se koha po ecën. Jo, jo, koha s’ecën, ajo vazhdon të mbesë, por po ecim ne, populli! Po, ku…? Thotë njeriu se jemi kurdoherë në gjumë, mbase jemi të sëmurë…
Dardanipashqiptarë. Populli që rend si dezertor!?
Shkrimtari amerikan, John Spalding thotë: “Një qeveri që s’ka shpirt mirëbërës, është një qeveri barbarësh!”. Ju zotërinj, a i bëtë këto pasuri me punë të ndershme?

Nuk di si ta përshkruaj. Kishte shumë përmbysje të gjithëçkaje. Korrupsioni dhe plaçkitjetë ndrronin vend vazhdimisht. Amullia, i huaj i pavend, shfaqej me gjithatë me tenderime e dhunë. E tërë kjo përshkruhet nga një frym njerëzore. Ju nuk mund të jeni gjthçka, veç një gjë nuk jeni; ajo që kujtoni ju. Gjithësesi Hajduta e servila, duke nisur nga analfabetët qeveritar gjer te zotëruesit e diplomës së Doktorit të Shkencave, e sidomos zotërues të diplomave false. Dukej sikur fati kishte ruajtur për shqiptarët një befasi të keqe: gjashtëmbëdhjetë vjet pas ikjes së serbëve, testamenti serb po kryhej më në fund: plaçkitjetë, kufijtë, historia, gjuha shqipe, ushtria e Kosovës me shkije e turq e maxhup, e kthyer në gjendjen e një idiome tribush afrikane, duhet të rrënohej, duhet të çnjërroset.
Jemi gjithmonë si në mjegullën e pasë luftës ‘99. Këta që do të merrnin në duar fatin e këtij shteti të vogël e të përgjakur nga lufta, duke e copzuar në shumë xhepa.

Që ne populli jemi të vdekur, kjo ngjan natyrshëme. Grabitja është gjëja më e vjetër në këtë Kosovë. Gjithçka mund të ndodhte, veç kësaj, këtij krimi ekonomiko-politikë. E rrëzuan ekonomin, ajme, qysh në goditjen e parë nga bandat e ca partive politike dhe nga heshta e mizorit e individve shqiptar. Ne s’mundem të dalim kurrë nga kthetrat grabitësve me emër e mbiemër. Ne kemi mbetur të gjithë me lakun në fytë, të rënë në gjunj, ku na ka zënë frika, përballë turpit, të nxirë nga bloza dhe gjaku, nën ulërimat bandave shqiptare. Qartësia u bë verbuese dhe e padurueshme. Shkurt, e gjithë kjo deramë korruptive, e ides fillestare, mund të përmblidhet me dy fjalë – ishte mungesa e vetdijës kombëtare që na çoi tek kjo gjëndje e mjerueshme. Mungesa e atdhedashurisë. Tradhtia. Agjë tjetër. U them qeveritarëve se plaçkitja e shtetit nga grabitçarët s’barazohet kurrsesi me burgimin e tyre. Dhe, ç’mesazh mund të përcillte denimi i tyre tek populli?

Thonë e ç’nuk thonë në këtë Kosovë që nuk rresh fjalësh e emrash zagarësh e hajdutësh e që korrupsioni dhe tenderat s’paskësh qënë veç një kundërshqiptare e fshehur brenda qeverisë. Një ankth që duhej nxjerrë e që ata të paprekshmit, për t’i gjetur e për t’i shkulur me rrënjë e më degë. Nëse s’ka pasur vjedhje në masë për shqiptarët, aq më pak ka pasur shtetë për ne. S’dija ç’më thrretë më fort; e qara e kësaj papunësi e varfëri e skajshme, tek na shihnin kështu të rrëzuar, apo brohoritja e grabitçarëve. Disa herë ky popull po ngrihet të ndeshën prapë me mizorin dhe shqiptarët e kuptuan se ishin veç një trup që po e zvarritnin andej e këndej, herë me pranga e herë me shkopinjë gome e herë me gazlotësjellës.
Sa kohë që maskarenjtë jetojnë dhe sundojnë këtë popull, këta mund të prodhojnë tërë kohën gënjeshtra e mashtrime; por kur këta vdesin, e kuptojnë shumë mirë se tradhtitë e tyre nuk kanë për të na ndihmuar në gropën e pafund. Por, ndoshta, pikërisht në këtë paradoks, në këtë kundërshti, në këtë pamundësi dramatike qëndron edhe pesha dhe tragjizimi të atdheut.

Në luftën tonë për një Shqiperi Etnike, për unitetin kombëtar dhe për transformimet demokratike të shoqërisë, ne jemi zotuar se asnjëra nga këto, sado që mund të përjetohen në mënyrë traumatike, sado që jemi të rinj dhe të papërvojë në këto procese, ne jemi zotuar se gjithmonë do të ecim dhe do të shikojmë përpara, se do të udhëhiqemi nga ajo që është progresive në shoqëri dhe se nuk do të biem në grackën e grabitçarëve dhe korrupsionit-politik, jo vetëm se kjo gjë nuk të çon askund, por edhe pse një dukuri e tillë është antikombëtare për të gjitha shoqëritë shqiptare dhe në të gjitha kohët.

Në këtë shkrim, guximi nuk më mungon!
Ta pleqerojme së bashku! Për mua si shkrues, relativisht jam me i riu facebook. Por thjeshtesia më bënë ate që e thash më lartë, se prej hajdutëve tanë nuk kërkojmë mëshirë. Nuk jam si ato statujatë qeveritare, kam gjak dhe nerva. Dikush deshiron ti erresoi gjërat, këta qojnë ujë në mullirin e armikut. Sado i ndërlikuar të ishte ligjërimi për kombin, përherë më qartë për krimin e organizuar kombi ishte vetëm një shprehje gjeogarfike! Nuk ishte e re si servilizëm apo rënja në gjunjë, pasoj e robërisë së zgjatur, apo puthja e dorës mbretit serb Daçiç!

Çdo zollumçar i paedukuar ka dëshirë të largohet nga jeta dhe gjaku shqiptar dhe është i prirur të bashkëpunojë me armikun e vjetër e të ri. Se çdo gjë, sjellja e tyre fillon që në familje, sepse servili vështirë se mund të zhvillohet në një vijë të drejtë me popullin. Disa servilë e zullumçarë, thjesht, nuk kanë mundur t’i kapërcejnë zakonet e prindërve të tyre. Qëllimi i tyre është shkatrrimi i shpejtë e i dhunshëm i çdo pengese në rrugën drejtë grabitjës.
Sikur zërin ta dëgjoj zemra!

About the Author

-

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.