Published On: Fri, Feb 28th, 2020

Policia kineze trajnohet për t’u ballafaquar me të prekurit nga coronavirusi, pamje që tregojnë si reagojnë kur dikush nuk dëshiron të futet në karantinë

Në internet është duke qarkulluar një video që është bërë hit në rrjete sociale, që ka të bëjë me coronavirusin që po shpërndahet me shpejtësi të madhe nëpër botë.

Bëhet fjalë për një ushtrim të policisë kufitare kineze, të cilët mësojnë se si duhet reaguar në rast se hasin në një shofer potencialisht të infektuar, por që nuk dëshiron të futet në izolim, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si tenton të ikë me veturë, por që autoritetet e rendit e ndalin, dhe pas një fjalosje njësitet speciale intervenojnë dhe  e kapin në momentin që ai e heqë maskën mbrojtëse nga fytyra.

Ata i afrohen nga pas i vendosin një maskë në kokë dhe më pas të tjerët e prangosin. Por, ky reagim i tyre vetëm sa ka shkaktuar reagim të ashpra të qytetarëve.

About the Author

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.