Published On: Thu, Feb 27th, 2020

Rita Ora godet me veshjen transparente ndërsa shfaqet pa reçipeta gjatë një darke në Los Angeles

Thuhet se ajo ka kërkuar kohë nga romanca e saj me aktorin Rafferty Law.

Megjithatë Rita Ora i tregoi djalit të Jude se çfarë ka humbur ndërsa ajo u drejtua për darkë në West Hollywood të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Duke guxuar të shkojë pa reçipeta nën veshjen transparente, këngëtarja 29-vjeçare lë pak vend për imagjinatë.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita siguroi që të gjithë sytë të ishin në të teksa ajo doli jashtë me bluzë të tejdukshme në ngjyrë më të errët.

Ajo e shoqëroi pjesën e sipërme me një fustan lëkure, i cili e bëri të dukej akoma më të veçantë.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Megjithatë, duke mos qenë e kënaqur me një pamje mahnitëse, këngëtarja zgjodhi një ndryshim të veshjes, duke shkëmbyer me një palë pantallona po ashtu të lëkurës.

Ajo përfundoi pamjen me vathë diamanti, një gjerdan dhe aksesorë tjerë të ndryshëm.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Shëtitja e saj erdhi me lajmin se Ora dhe Law, 23, së fundmi kanë ndarë rrugët e tyre.

Ata filluan takimet në dhjetor gjersa punuan së bashku në xhirimin e “Oliver Twist”, që më vonë u panë krah njëri-tjetrit në ‘British Fashion Awards”.

“Unë mund të zbuloj se çifti janë ndarë pas tre muajsh takime me njëri-tjetrin, pasi Rita kaloi shtatë javët e kaluara në Los Angeles duke u rikuperuar pasi i ka operuar bajamet, ndërsa Raff është rikthyer në Londër”, ka thënë një burim për The Sun.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita Ora (Foto: Instagram)

Kjo përndryshe ishte marrëdhënia e parë e Ritës që kur u nda nga producenti i “Ozzy Osbourne”, Andrew Watt në fillim të vitit të kaluar.

Rita Ora (Foto: Backgrid)

About the Author

Leave a comment

You must be Logged in to post comment.